Sunday, August 25, 2013
Monday, August 19, 2013
Adoleshentet
Thone qe brezi yne
eshte brez i shkaterruar...Thone qe adoleshentet bejne shume gjera te keqia dhe
turperojne familjen. dhe po jam dakort me to. Ama jo totalisht. Ato adoleshente
qe pine droge dhe sillen si persona te rrugeve nuk mund te njollosin te gjithe
adoleshentet e tiera. Fundja c'faj kam une apo te tjeret qe nuk bejne te tilla
veprime. Ka dhe nga ato adoleshente te cilet jane te mire dhe te llogjikshem.
Nga ato qe vetem duan te shikojne pakez
lumturi dhe te kalojen disa caste te bukura. Ka nga ato adoleshnte qe mesojne
shume per te arritur endrrat e tyre. Ka nga ato adoleshente qe libri eshte
gjeja e tyre paresore. E dime qe me pare prinderit apo gjysherit tane nuk kane
pasur keto kushte qe kemi ne dhe domosdo mentaliteti i tyre eshte komplet
tjeter, por hej jemi ne 2013 kohrat kane ndryshuar. Nuk kemi ne faj qe
prinderit apo gjysherit kane vuajtur ne kohen e tyre. Nuk kemi faj aspak. Ne
thjesht duam qe te kemi nje jete te mire dhe me pakez liri. Ama jo aq sa te
arrijme ne nivelin e atyre qe jane shkaterruar qysh ne rini. Ne nuk kemi faj
per to. Hmm tani ne fakt shumica si to jane, dhe per ne qe jemi ndryshe mund te
quhemi dhe "defecto de fabrica" por kujt i intereso perderisa jemi ne
rregull me veten tone. Thjesh duam qe te mos na paragjykojne dhe te ecin me ate
shprehjen "te rinjte e sotem jane te gjithe njesoj". Jo nuk jane
ashtu. Nuk jane te gjithe njesoj. Dhe te gjithe qe ankohen per kete brez
imagjinoni pak se si do te jene brezat qe do te vijne? Do te jene 1000 here me
keq se kaq. Ajo qe ne sot e quame 'edukate' ne nje te ardhme jo shume te largen
nuk do te ekzistoje. Sepse keto adoleshentet qe sot jane "te
shkaterruar" neser, pasneser do te behen prinder. Dhe cfare mund te
presesh nga nje prind i cili vete eshte marre me droge qysh 14 vjec. Ose nga
nje nene e cila ka humbur virgjerie qysh 13 vjec. Do te jene breza me keq se
keto qe jane tani. prandaj mendoj se te gjithe duhet te ndryshojme. Madje dhe
prinderit (te cilet kane shume peshe te fajit) te kene me shume kujdes per
femijet e tyre dhe te mos u japin liri te tepruar
Sunday, August 18, 2013
flete nga ditari im ...
Nje flete nga ditari im:
I dashur ditar!
U be kohe pa shkruar apo jo. Epo pas kaq vitesh mu kujtove ti mik I vjeter. E di ti je miku me besnik qe ndokush mund te kete. Ti mban te fshehtat e shume njerezve pa I marre vesh kush. Ndoshta merzitesh kur njerezit te harrojne ashtu sic bera une por ama je perseri aty kur une kam nevoje te shfryhem me dike a dicka. E di une nuk jam me ajo vogelushja naïve qe disa vite me pare shkruante cikerrima dhe zenka te pa kuptimta feminore. Une kam ndryshuar. Tashme jam thuajse e rritur dhe te betohem qe nuk eshte aspak bukur. Nuk eshte aspak bukur te iskesh nga ajo bote ciltersie sic ishte femijeria. Por koha ecen… Ecen pa u ndalur dhe njerezit rriten dhe ndryshojne. Ndryshojne shume madje.
Ne keto vite shume gjera me kane ndodhur. Te kujtohet per ato shoqet e femijerise qe te shkruaja me pare? Hah e di kam qene shume naïve vertet. Nuk e kuptoja se cfare shoqerie kishe. Dhe e di pse? Sepse ato dinin ta vinin shume mire masken e engjellit nderkohe qe ne te vertete ishin djall. Ato me tradhetuan. Tradhetuan shoqerine time te paster. Ato per mua ishin tamam motra. Tamam sic kam S*** moter te vogel ato ishin motra binjake sepse ishin moshatare me mua dhe dukej sikur ne cdo gje mendonim njesoj. Por jo doli qe nuk ishte ashtu. Doli qe ato ishin shoqe qe te hanin ne bese. Ishin shoqe qe gjate kohes qe te perqafonin pas shpines te drejtonin thiken. Perse valle? Perse mua? Cfare I ndryshoi kaq shume? Une I njihja qe te vogla. I njihja shume mire. Por ato… Ato ndryshuan kaq shume. Cfare u bera? Eh ndonjehere mendoj se nuk eshte nevoja tu besh gje qe te te bejne dicka te tille. Ka njerez qe cdo gje te mire qe ben per to ta kthejne me te keq. Ja tani me kujtohen keshillat e mamit “ Ne keto dite mos ki besim tek askush pervec familjes tende.” Dhe ka te drejte. Por ama atyre pjestareve te familjes te te duan. Dhe une ashtu do te bej qe sot e tutje. Do te kem besim vetem tek mami im dhe motra ime. Tek askush tjeter. Une familje vetem keto kam. Ne djall shoqeria… Ne djall babai qe nuk me deshi kurre… Ne djall ato qe me urrejne. Tani nuk me intereson me askush. Tani vec familjes time per mua nuk ekziston tjeter njeri. Tani jo me. Familja eshte e vetmja gje per mua. Familja dhe endrrat e mia. Do te mundohem qe gjithmone te arrij ti realizoj endrrat e mia. Do te mundohem te triumfoj kudo. Do te studio ne Oksford, do te behem menaxhere projektesh dhe nje shkrimtare e zonja. E me pas kur “ato” qe me tradhetuan e me braktisen te kene nevoje per mua… Une do ti percmoj. Do tua kthej me te njejten monedhe. Do tua kthej nderin…
Pakez lumturi
Shpreh nje deshire e oret e von ate nates.
Kur nje yll bie pas mesnates:
“Nje jete
e lumtur kaq e pamundur eshte?
Te plotesosh nje deshire a nje enderr?
Dua te jam gjithmone e lumtur…
Te mos kem moment per te vuajtur.
Nuk dua te me largohen njerezit qe kam me shume
nevoje…
Dua te jem aq e forte saqe askush zemer te mos
ma copetoje.
Nuk dua te me largohen njerezit qe me shume dua,
Dua te qendrojne pergjithmone qe per to te mos
vuaj.
Nuk mund te duroj me lendime..
Nuk dua te coj dem kohen e jetes time.
Ndonjehere kur ndjej menalkoli
dua te shkruaj
dhe te shkruaj pa kufi
dua te shkruaj cdo ndjenj e mendim
dua ti tregoj botes nje pjese nga tipi im.
Mos ndoshta kerkoj shume?
Perse valle eshte kaq e pamundur nje jete sic e
dua une?
Nuk po kerkoj as mall as pasuri…
Po kerkoj vetem pak lumturi.
Perse kjo jete kaq shume vuajte duhet te kete?
Pse me kaq kursim momentet lumtura dhe me shume trishtim?
Ne nje jete qe ne kalojme,
Shume pak bzeqeshim dhe me shume lotojme.
Une dua dicka ndryshe.
Dicka qe te me pelqeje vertet.
Dua qe ta kthej endrren ne realitet.
Dua qe zemren time ty te ta fal…
Dua ta ruash mire… si Kristal,
Dua ti falesh pakez lumturi,
Dhe do te shikosh qe e cdo pjese te saj je ti.
Po po je ti.. je ti qe e mbush me harmoni.
Te lutem O JETE, te lutem O FAT,
Mos ma merr por lere te qendroje me gjate.
Me gjate se ato qe iken…
Qe nuk me deshen dhe benin sikur nuk diten,
Sikur nuk diten asgje rreth meje.
Por tai nuk dua tia di me sepse jam e lumtur prej
teje.
Te lutem mos me zhgenje sepse nuk do te duroj me shume.
Te lutem o jete lerme kete qe dua une. “
© Rejana R
Saturday, August 17, 2013
Jeto..Por me duhet nje arsye..Me duhet nje shtyse. Mund te
jem e forte. Ose me mire mund te tregoj veten time sin je vajze me karakter te
forte, nje vajze qe nuk e vret shume mendjen per asgje. Por jo askush nuk e
njeh ate vajzen e brishte qe une kam burgosur thelle brenda vetes. Nuk e njihni
aspak ate vajzen e brishte qe ka nevoje per ngrohtesi e dashuri. Qe ka nevoje
per je fjale te embel. Ka nevoje per shume gjera. Nuk e njihni ate vajze qe qan
gjate gjithe nates dhe ne mengjes ben ate buzeqeshjen ironike per te treguar qe
eshte e forte. Por ne te vertet nuk eshte. Nuk do te tregohet e dobet para
atyre qe e urrejne. Nuk do te tregoje qe shqetesohet dhe per gjene me te vogel.
Ajo do te jetoje…Ama I duhet nje arsye per te jetuar. Ajo arsy je ti. Ti I falje
asaj buzeqeshje. Kur ishte me ty ajo ishte e bute nuk ironjonte askend. Buzeqeshte
dhe syte I ndrisnin nga lumturia. Por ti e le ate… E le vetem “zemren” tende. E
le vetem ate “arsyen” tende per te jetuar. Aaa po tani e kuptoj. Gjithcka…
Gjithcka ka qene fallco… Ti ke qene I shtirur. Ti u talle me ate vajzen “naïve”.
Me ate qe te fali zemren dhe ti more thiken tia copetosh. Megjithese asaj I vlejti
shume ajo ndryshoi. Tani nuk eshte me nje vajze qe mund te tallesh ti aq lehte.
Jo… Tashme ajo perpiqet te jete e forte dhe po te PREMTON qe do te ta ktheje
nderin. Dhe kije parasyshe qe ajo I mban premtimet.
© Rejana R

© Rejana R
Dashuri qe kalon kufijte e universit.
I Dashur
ditar!
E pashe
sot ate. E pashe dhe me buzeqeshi. Ah sa me kishte munguar ajo buzeqeshje. E pashe
dhe dukej ne sy qe nuk ishte I lumtur. Syte e tij nuk e kishin ate shkelqim qe
kane pasur kur ai ishte me mua. Ashtu sic edhe syte e mij nuk e kane me ate
shkelqim qe kane pasur kur kam qene me te. Edhe buzeqeshja ime ka ikur fill pas
tij. Eshte tretur me te. Tani nuk kam deshire te bej me asgje.Eh e
pashe… E pashe dhe cdo kujtim u kthye prap. Perse duhet te me dilte para pas
kaq shume kohesh? Perse pikerisht tani qe kasha filluar ta harroj? Perse mi
rizgjoi ato ndjenja qe I kisha vene te flinin per te mos u zgjuar me kurre? A nuk
e di ai se sa vuaj? Eh sa me kishte marre malli per te… Edhe ne syte e tij
dallohej shume mire malli per mua. Atehere pse me la?
E di I dashur
ditar, kur ai me pa fytyra e tij mori shkelqimin qe kishte dikur. E ndjej qe
ende me do. Ashtu sic edhe une ende e dua. E dua dhe nuk e heq dot nga zemra
dhe kete e kuptova kur e pashe sot. E pashe… e di se ku? Ne rrugicen tone. Po po
ne rrugicen tone. Aty ku takoheshim gjithmone.Ai
gjithmone me thonte qe dashuria e tij per mua I kalonte kufijte e universit dhe
se askush dhe asgje nuk mund ta mposhte ate dashuri. Nje dashuri si e imja dhe
e atij nuk supozohej te kishte kete fund. Ajo dashuri e pafundme e cila I kalonte
kufijte e university nuk supozohej te kufizohej e te ndrydhej nga muret e
zemres. Ne fakt jo nga muret e zemers por nga copezat e saj. Sepse tani nuk
ekziston nje zemer e plote. Tani ajo zemer e cila buciste nga lumturia dhe
ndjeja per te eshte e ndare ne qindra copeza qe fshehin dashurine. Ajo dashuri
qe kalonte kufijte e universit tani ka humbur shijen e saj. Cdo dashuri e humb
shijen e saj kur persoat qe e ndjejne ate nuk jane bashke. Eshte tamam si
gjella pa kripe qe nuk ka kurrefar shije. Eshte si trupi pa shpirt dmth gjysme
e vdekur.Thjesht ndjehet pa asnje bukuri ne te. Sepse ka humbur esencen qe I duhet.
Ka humbur lumturine…
© Rejana
R

E pashe sot ate. E pashe dhe me buzeqeshi. Ah sa me kishte munguar ajo buzeqeshje. E pashe dhe dukej ne sy qe nuk ishte I lumtur. Syte e tij nuk e kishin ate shkelqim qe kane pasur kur ai ishte me mua. Ashtu sic edhe syte e mij nuk e kane me ate shkelqim qe kane pasur kur kam qene me te. Edhe buzeqeshja ime ka ikur fill pas tij. Eshte tretur me te. Tani nuk kam deshire te bej me asgje.Eh e pashe… E pashe dhe cdo kujtim u kthye prap. Perse duhet te me dilte para pas kaq shume kohesh? Perse pikerisht tani qe kasha filluar ta harroj? Perse mi rizgjoi ato ndjenja qe I kisha vene te flinin per te mos u zgjuar me kurre? A nuk e di ai se sa vuaj? Eh sa me kishte marre malli per te… Edhe ne syte e tij dallohej shume mire malli per mua. Atehere pse me la?
Kujtime...
Me vijne
qindra mendime neper mendje. Qindra kujtime…Te lumtura, te hidhura per mua
rendesi ka qe jane kujtime…Kujtime nga ty.
Te kujtohet
kur me pershperisje “askush nuk do te na ndaje” ?
Perse? Perse
e lejove kete gje? Perse e lejove te na ndanin?
Eh sa
kujtime zgjohen prap…Perse nuk ndaloi kjo kohe? Me thuaj pse?
Do te doja
te ndalonte… Te ndalonte pikerisht ne momentin e puthjes sone te pare. Me
kujtohet cdo second I asaj puthje. Ne ate cast e gjithe bota u ndal. Ose me
mire bota nuk ekzistonte…
A te kujtohet
valle si u takuam? A te kujtohet ajo dite vjeshte? Biente shi kur ne u takuam.
Syte me ishin mbushur me lot…Me pelqente te qaja ne shi sepse askush nuk e
kuptonte qe une po qaja. Por jo… Ti e kuptove. Ti ishe ai qe me kuptote per cdo
gje. Me kuptoje thjesht me nje shikim.
Te kujtohet valle kur per mua u kujdesje? Apo kur une zemerohesha
shume shpejt dhe ti beje cdo gje qe une te te “falja” dhe te me beje te
buzeqeshja edhe pse e dije qe jane vetem teka kapricoze te miat. Por ti me
doje... Me doje ashtu sic isha. Dhe tani ndjej mall. Ndjej mall per ato kohe te
kaluara se bashku. Per ato kohe qe nuk kthehen me pas. Ndjej mall per gjithcka.
Per puthjet, perqafimet, buzeqeshjet, fjalet e bukura madje dhe zenkat. Me mungon
ti. Me mungon cdo gje nga ti. E di qe e ne nuk do te jemi me kurre bashke dhe
me vjen shume keq. Me vjen shume keq qe per ne ishte e shkruar keshtu. Patem thurur
kaq shume endrra. Patem planifikuar nje jete sebashku. Tani eci e vetme neper
shi. Perse nuk me del serish dhe te kuptosh qe jam duke qare? Shikoj rruget,
lokalet cdo vend qe kemi qene bashke dhe rizgjohen mijera ndjenja ne te njejten
kohe. Me kujtohet fare qarte ato nete kur me therrisje ne ballko qe te dilja fshehurazi
dhe une sa here qe do te hidhesha per te zbritur ti ishe aty per te me pritur
qe une te mos bija ne toke dhe te vritesha. Ndjehesha e sigurt ne krahet e tua.
Ndjehesha e sigurt kur ti me kapje perdore dhe nuk me leshoje. Ndjeja se ti do
te me mbroje per cdo gje. A te kujtohet hera e pare qe me kape perdore? Te
kujtohet kur une te thash te mos me leshoje kurre? Perse nuk e mbajte
premtimin? Perse me leshove? Perse me leshove ne kete humnere zymtesie e
trishtimi? Ti ishe ylberi i botes time. Pa ty cdo gje eshte gri. Pa ty asgje
nuk ka gjalleri. Nuk ka jete. Cdo gje duket si e vdekur. Cdo gje duket si
pashpirt. Tani cdo gje, cdo ylber eshte larguar per ne boten e kujtimeve. Vetem
atje ekzistojne ylbere. Vetem aje lind dielli gezueshem. Dhe sa here kujtoj
kohen me ty nje buzeqeshje pershkron fytyren time dhe lotet me bien furishem. Kur
te kujtoj ty nje mikser ndienjash mblidhen ne zemren time...Lumturi, gezim, keqardhje,
trishtim, mall, inat, merziti, dhe ne krye te te gjitha ketyre eshte ajo
ndjenje qe nuk e di a do te largohet nga zemra ime. Quhet “Dashuri”.
©Rejana
Friday, August 16, 2013
uleras
Po qaj…Me shikon? I ndjej syte e renduar. Nuk kam force ti hap. Ndjej lotet qe me rrjedhin pa pushim. Faqet me jane nxire nga rimeli I prishur nga lotet. Ndodhem e vetme ne dhomen time. Ne erresire. Ne nje erresire e cila dricohet nga kujtimet. Nga kujtimet qe me le ti. Nuk mundem me … Ndjej qe po shembem.Po shembem e tera. Kam humbur esencen e shpirtit. Te kam humbur ty. Ti nuk je ketu per te ngjitur serish zemren time te copetuar. E di…. E di qe e kasha une faji qe nuk luftova deri e fund per ty. Por me kupto nuk mundja. Une nuk isha e forte si ti… Une nuk kasha guxim… Jam penduar….Jam penduar kaq shume por tani ti nuk je me ketu me mua. Ti nuk di me asgje per mua sic nuk di dhe une asgje per ty…Me vjen te ulerassssss. Te uleras me sa fuqi kam. Te nxjerr kete lemsh qe kam perbrenda. Te nxjerr kujtimet qe kam me ty qe po me cmendin nga malli. Ti hedh tutje ato copeza jete qe jetuam bashke. Por nuk mundem…Nuk mundem sepse ti ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi… me vjen te hipi ne maje e malit me te larte dhe te uleras. Te uleras fuqishem dhe te te them “me fal”…Me fal qe nuk pata force te luftoj per ty. Do te uleras aq fort saqe qielli te cahet dhe copat e tij te bie ne koke e atyre qe na ndane. Kushdo qofte nuk me intreson. Te vuajne sic po vuaj dhe une. Do te uleras aq sa e gjithe bota te bucase nga ulerima ime. Do te te them “te dua” dhe e gjithe bota ta dije kete.
Me vijne ndremend qindra e mijera copeza kujtimesh. Me pare isha nje vajze moskokecarese. Nuk e vrisja mendjen per asgje dhe per askend. Nuk e dija cdo te thoshte dashuri, vuajtje apo lendim. Por gjicka ndryshoj kur te njoha ty. Ti I dhe kuptim jetes time dhe une nuk dita te te mbaj dhe te luftoj per ty. Ngrihesha ne mengjes dhe je buzeqeshje lulezonte ne fetyren time. Mendimi im I pare ishe ti. Me pas shikoja e telefon per donje sms nga ti. Mezi prisja te te takoja. Mezi prisja te perqafoja dhe te isha ne krahet e tua. Mezi prisja te te puthja dhe te te thoja sa shume te dua.
Dhe tani… Tani ndodhem e penduar si dreqi… Perse nuk luftova per ty?! Perse u tregova aq e dobet? E urrej veten. Du ate uleras kaq fort dhe te them qe me mua ate kthehesh serish. “TE DUA” me verdallosen kjo fjale neper mend dhe do t’a them vetem per ty deri sa te vdes.
Subscribe to:
Posts (Atom)




